Gjermania, Rusisë: Mos e përkrahni Damaskun

Jun 1, 2012 | 10:02

Gjermania i ka bëri thirrje sot Rusisë që të ndalë mbështetjen e saj për Damask.  Kerkesa eshte bere nga zyrtarët gjerman, pak para vizitës që presidentit rus Vladimir Putin pritet te bëjë ne Berlin dhe Paris.

“Sipas mendimit tonë Rusia duhet të dij se ne nuk jemi duke punuar kundër interesave strategjike ruse, por ne duam të ndalet dhuna në Siri”, ka thënë  Mministri i Jashtëm gjerman Guido Vestervelle.

Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Siria është në prag të rrëshqitjes në luftë civile, pas masakrës së javës së kaluar në fshatin Houla.

Kreu i OKB-së, Ban Ki-mun, i ka bërë thirrje presidentit sirian, Bashar al-Asad, që të bëjë më shumë për të zbatuar planin për paqe të të dërguarit ndërkombëtar, Kofi Anan.

© Panorama.al

Te lidhura