Një grup gjerman i rregullave të mirësjelljes ka kërkuar ndalimin në shkallë të përgjithshme të puthjes së kolegëve në ambientet e punës, duke deklaruar se një puthje në faqe është një formë “terrorizmi”. Shoqëria gjermane “Knigge Society”, e cila përkthehet si “sjellja korrekte”, tha se praktika e puthjes së kolegëve në faqe është përhapur shumë gjatë viteve të fundit. Në një shoqëri rigoroze si ajo gjermane, shkruan “Daily Mail”, konsiderohet ofenduese të takosh kolegët. Gjermanët shkojnë në vendet e tyre të punës dhe duhet t’i përshëndesin kolegët pranë tyre me një ‘Sie’ dhe puthja cilësohet një lloj kërcënimi. Në shkollë, atyre u kërkohet të mbajnë një distancë kur përshëndesin një të huaj dhe të kryejnë thjesht një lëvizje të lehtë të kokës. Tani, Hans Mikael Klein, kryetari i grupit, tha se “mbetet një komponent erotik i puthjes. Puthja prek nervat e shumë njerëzve në punë. Është një formë terrori”, tha ai, duke e përjashtuar atë nga lista e mënyrave gjermane.











