Gjykata ka vendosur sot denimin me burgim te perjetshem per shqiptarin nga Kosova, Arid Uka, i cili ka pranuar se ka vrarë dy ushtarët amerikanë në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani.
Vendimi eshte ne te njejten linje me kerkesen e prokurorise, e cila kerkoi te njejten mase denimi per te.
Prokurori federal i tha gjykatës në qytetin e Frankfurtit, se Arid Uka, 21 vjeçar, mund të ballafaqohet me dënimin maksimal për vrasjen e dy ushtarëve të Shteteve të Bashkuara, më 2 mars të vitit 2011.
Dy ushtarë të tjerë amerikanë ishin plagosur, po nga Arid Uka, i cili kishte hapur zjarr në grupin e ushtarëve të Shteteve të Bashkuara, në aeroportin e Frankfurtit, derisa ata po pritnin fluturimin për në Afganistan.
Së pari, vrasjet janë konsideruar si të motivuara nga ekstremizmi islamik në tokën e Gjermanisë.
Por, prokurorët besojnë se Arid Uka, që është i lindur në Mitrovicë në Kosovë, por është rritur në Gjermani, ka vepruar i vetëm dhe nuk i ka takuar ndonjë grupi terrorist.
© Panorama.al











