Gjergj Ndreca tenton të hidhet nga monumenti i “Skëndërbeut”

Jul 9, 2012 | 22:07
I përndjekuri politik, Gjergj Ndreca

Ish i përndjekuri politik, Gjergj Ndreca kërcënon se do të vetëvritet.

Mësohet se Ndreca ka hipur në monumentin e “Skëndërbeut” në qendër të Tiranës nga ku kërcënon se do të hidhet.

Ende nuk janë të qarta shkaqet që kanë çuar ish të përndjekurin të ndërmarrë këtë veprim.Mendohet se Ndreca eshte nen efektin alkolit.

Sipas policisë, në fillim bashkë me Ndrecën ka qenë edhe një tjetër ish i përndjekur, Lirak Bejko, i cili i është bindur policisë dhe ka zbritur.

Policia është në vendngjarje, ndërsa po punon për të bindur Ndrecën që të zbresë nga lartësia.

Gjergj Ndreca dhe Liraj Bejko u bënë shumë të njohur për shkak se janë konfliktuar disa herë me deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

© Panorama.al

Te lidhura