
Ministria e Punëve Publike dhe Transportit njofton problemet në akset rrugore në të gjithë vendin. Kështu në Berat Durrës, Fier dhe Gjirokastër nuk paraqiten probme gjendja paraqitet të jetë krejtësisht e normalizuar duke mos patur ansjë rrugë të bllokuar. Në veri të vendit gjendja paraqitet më e rënduar ku më shumë se 15 segmente rrugore janë të bllokuara, ndërsa pjesa tjetër janë të kalueshëm me zinxhirë.
Gjendja e rrugëve në të gjithë vendin sipas MPPT-së
D.R.Rr. Berat: Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.
D.R.Rr. Dibër: Aksi rrugor Ura e Skurajve-Shkopet i kalueshem pa zinxhire.Aksi Qafe Buall -Shkopet është i kalueshëm me zinxhirë. Aksi Peshkopi-Bulqize eshte i bllokuar. Aksi Q.Bulli-Krastë eshte i bllokuar. Aksi Peshkopi-Muhurr-Q.Draj eshte i bllokuar. Aksi rrugor Ura e Cerenecit-Stëblevë eshte i bllokuar.Po punohet ne menyre intensive per zhbllokimin e tyre sepse ka rene shume bore gjate gjithe nates.
D.R.Rr. Durrës: Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.
D.R.Rr. Elbasan: Aksi kryesor Q.Krrabë(Km29)-Elbasan-Librazhd-Prrenjas-Q.Thanë është i kalueshëm pa probleme. Aksi K/Labinot Fushë-Monument Bizë është hapur deri te shkëmbi i shalqinit. Seg. në vazhdim deri në Kollogjesh po punohet për t’a rihapur, pasi gjatë natës ka patur stuhi bore. Aksi Librazhd-Stëblevë është i kalueshëm deri në F.Studë.Ne F.Studë trashesia e bores gjate nates ka arritur deri ne 30cm. Ne 8km rruga eshte e bllokuar dhe ne pjesen tjeter kalohet me veshtiresi.Aksi Labinot-Labinot Mal ka rene rreth 30cm bore dhe 6-7km jane te zena.Ne pjesen e Gjinarit bora ka arritur 20cm por kjo pjese eshte e kalueshme. Po punohet intensivisht me mjete për hapjen e segmenteve te bllokuar.
D.R.Rr. Fier: Hyrja e autostrades ne Fier ka pak uje ,por qe nuk eshte e bllokuar dhe nuk perben problem per qarkullimin e mjeteve. Te gjitha akset jane te kalueshme.
D.R.Rr. Gjirokastër: Te gjitha akset jane te kalueshme pa zinxhire.
D.R.Rr. Korçë: Aksi Q.Thane –Pogradec – Q.Plloce i kalueshem normalisht. Aksi Q.Plloce-korce i kalueshem pjeserisht me zinxhire.Akse problematike jane Sovjan-Petrushe dhe Pose-Zemblak ku qarkullimi kryhet me veshtiresi pasi fryne ere e madhe dhe ka reshje debore.Aksi Korce-Kapshtice pjeserisht me zinxhire. Aksi Korce-Q.Qarrit po punohet per zgjerime(1m bore me ere).Korce-Voskopoje e kalueshme me zinxhire.Aksi Zemblak-Dogane-Gorice gjatesi 32 km po punohet per zhbllokim 10km e fundit. Aksi Maliq –Llozhane i hapur por i kalueshem me zinxhireme.Aksi Boboshtice –Dardhe i bllokuar ne 10 km.Nata ka pasur stuhi te shumta debore.
D.R.Rr. Kukës: Ne Qarkun e Kukesit rreshjet e bores bien me nje intensitet shume te larte. Ne qytet trashesia e bores ka arritur derri ne 70cm . Pjesa e Kalimashit e kalushme me zinxhire,te pjesa e tunelit trashesia e bores ka arritur deri ne 1.2m.Në autostradën dalje Tuneli-F.Dukagjin-Morinë qarkullohet pa probleme. Në akset: Kukës-Q.Shllak, Kukës-Krumë qarkullohet me zinxhirë. Kukës-Morinë(doganë), Aksi Kukës-Draj Reç, deri në 5.0km. e fundit qarkullohet pa zinxhirë, seg. në vazhdim deri në Draj Reç është i bllokuar. Aksi Kukës-Topojan-Shishtavec është i hapur deri në 2.0km.e fundit, qarkullohet me zinxhirë. Seg. në vazhdim është i bllokuar.
Në Tropojë: Gjatë natës ka patur rreshje të dendura bore. Në akset: B.Curri-Sopot, B.Curri-Ura Fierzë, Plepa-Q.Prush(doganë), Sopot-Ura Bujan qarkullohet me zinxhirë.
Aksi Sopot-Q.Morinë, qarkullohet me zinxhirë. Aksi Krumë-Kam qarkullohet me zinxhire.Aksi Krume –Qafe Prush qarkullohet me zinxhire. Puna per zhbllokimin e rrugeve ka vazhduar gjate gjithe nates.
D.R.Rr. Lezhë: Ne aksin Reshen –Kalimash ka rreshje bore dhe aksi eshte i kalueshem me zinxhire. Aksi Rreshen –Qafe Bene i kalueshem me zinxhire.
D.R.Rr. Shkodër: Aksi Ura e Kirit-Qafë Laç-Q.Qelë qarkullohet me zinxhirë. Ne Aksin Qafa Laç -Karme -Koman eshte e bllikuar pjesa Karme –Koman. Rruget e Shkodres te kalueshme me zinxhire.
Malësi e Madhe: Ka rene mbi 30cm bore e re.Aksi Dedaj-Razëm, qarkullohet me zinxhirë. Koplik-Bogë deri në Ducaj qarkullohet normalisht, seg.deri në Bogë me zinxhirë.
Në rrethin e Pukës: Ne Aksi Q.Qelë-Pukë ne pjesen nga Q.Qelë deri ne Luv qarkullohet me zinxhire.Ne Luve ka arritur trashesia e bores deri ne 30cm. Aksi Puke-Fushe Arrez i kalueshem me zinxhire. Ne Aksin Q.Mali-Q.Shllake pjesa Q.Mali-Lajthize eshte e bllokuar ,pjesa nga Lajthiza ne Q.Shllak po punohet intensivisht per tu hapur rruga.Aksi Q.Mali-Fierze eshte i bllokuar ,ne Mzi jane bllokuar 2 fadroma per mungese karburanti.
Tërheqim vëmëndjen për drejtuesit e mjeteve të jenë të pajisur me zinxhirë për shkak të trashësisë së madhe të borës, veç kësaj të jenë të vëmëndshëm pasi ekziston mundësia e rënies së ortekëve.
D.R.Rr. Tiranë: Në aksin Tiranë-Q.Krrabë (Km. 29) qarkullohet pa probleme. Në seg. Trau Dajt-Vilat Qeveritare-Q.Mollë qarkullohet pa probleme. Qafë Mollë-Shën Mëri rekomandohen zinxhirët.
D.R.Rr. Vlorë: Në Llogora,gjatë natës ka patur rreshje bore.Qafa e Llogarase eshte e kalueshme me zinxhire,kurse pjeset e tjera pa zinxhire.
Rruga Milot – Kalimash: Ka rene nje sasi e madhe bore ne Rubik dhe rruga eshte me nje kalim me zinxhire.Trashesia e bores ka arritur 50cm ne Reps dhe 1m ne Kalimash. Veshtiresia me e madhe per kalim eshte para tunelit.
© Panorama.al











