Gjendet një foshnje e pajetë në lumin e Gjanicës

Feb 3, 2012 | 13:18
Pamje nga lumi i Gjanicës

FIER- Një foshnje e seksit mashkull është gjetur mesditën e sotme e pajetë në bregun e lumit të Gjanicës në Fier. Foshnja, e cila mendohet të jetë 2 ose 3 ditëshe është gjetur nga dy fëmijë në breg të lumit.

Sipas policisë, foshnja ishte e mbështjellë në një qese dhe mendohet se është hedhur në lumë gjatë orëve të fundit.

Ende nuk ka ndonjë të dhënë lidhur me vendin ku është hedhur foshnja, pasi sipas efektivave të policisë, foshnja kishte ngecur në anë të lumit. Policia e Fierit ka nisur hetimet.

© Panorama.al

Te lidhura