Çaktivizohet celulari “bombë” i gjetur në Shkozet

Jul 12, 2012 | 14:35

DURRES- Policia ka mundur të çaktivizojë celularin “bombë” i cili u gjet pranë një karburanti në Shkozet në Durrës.

Telefoni celularë “bombë” ishte i mbështjellë me natriban.

Telefoni është pikasur në Shkozet, në lagjen 14 në Durrës nga punonjesit e nje karburanti, të cilët kanë njoftuar e menjëherë policinë. Telefoni ishte i llojit Nokia, dhe kishte të lidhur 2 kallëpe tritoli.

Nga të dhënat e para dyshohet se celulari “bombë” i ka rënë poseduesit nga makina, ndërsa ai furnizohej me karburant.

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar personin në pronësi të të cilit ka qenë telefoni. Për më shumë se 1 orë policia bllokoi qarkullim përreth zonës ku ndodhi ngjarja.

 

© Panorama.al

Te lidhura