LIBRAZHD- Një 53-vjeçar është gjetur pa jetë në fshatin Gurrë të Librazhdit. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, kur viktima identifikuar nga policia si shtetasi Shefqet Muça është gjetur i vetëvarur.
Sipas hetimeve të para, viktima ka qenë për vizitë në shtëpinë e të vëllait, ndërkohë që nuk dihet asgjë rreth shkaqeve që mund ta kenë shtyrë t’i japë fund jetës.
Policia ka nisur hetimet duke mbledhur dëshmitë e familjarëve dhe të të afërmve të viktimës, për të dhënë më pas një version zyrtar rreth vdekjes së tij.
© Panorama.al











