Një ish reporter i News of the World i cili do të ishte gazetari i parë që do të dilte të dëshmonte lidhur me akuzat për përgjimin e telefonave është gjetur i vdekur ditën e sotme në shtëpinë e tij.
Sean Hoare u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Watford, Hertfordshire, njoftojne mediat britanike.
Policia tha se mundësia më e madhe është se ai ka vrarë vetën, ndërsa shtoi se rrethanat e vdekjes së tij nuk mendohet të jenë të dyshimta.
Hoare ishte një gazetar që merrej me showbiznesin, ndërsa më parë kishte pranuar se kishte dijeni lidhur me skandalin e përgjimit të telefonave.
© Panorama.al











