KORÇE- Prokuroria e Korçës nepermjet nje komisioni me specialiste, ka nisur sot verifikimin e 1 mijë pikturave të gjetura një ditë më parë në shtëpinë e ish përgjegjësit të Galerisë së Arteve Figurative “Guri Madhi”, Sotiraq Xega.
Nga verifikimi i sotëm pritet të kuptohet nëse këto piktura janë të Xegës apo të Galerisë.
Në këtë “koleksion” mendohet se mund të gjenden edhe pikturat e zhdukura të piktorit korçar, Vangjush Mio.
Një ditë më parë policia e Korçës ushtroi një kontroll në shtëpinë e Xegës, ndërsa gjeti 1 mijë pikturat.
Drejtori i qendrës kulturore “Vangjush Mio”, kishte depozituar kallëzimin në Prokurori. Ai ka ngritur akuzën penale ndaj ish-përgjegjësit të Galerisë së Arteve Figurative “Guri Madhi”, Sotiraq Xega, i cili prej dhjetë vitesh në mënyrë vullnetare është kujdesur për mirëmbajtjen e fondit të galerisë.

Pas depozitimit të padisë, është ngritur një grup i specializuar hetimi, ndërsa dosja është marrë në dorë nga Prokuroria. Në pyetje janë marrë drejtori i Qendrës Kulturore dhe komisioni që realizoi inventarin. Ndërkaq po ndërtohen pistat e mundshme të hetimit. Sotiraq Xega është personi i radhës që është marrë në pyetje, ndërsa po punohet për mbledhjen e fakteve të reja rreth ngjarjes.
Lista e veprave të zhdukura të Mios
“Natyra e qetë”
“Shtëpi në Boboshticë”
“Vjeshtë me 3 vajza”
“Shtëpia e Asdrenit”
“Hyrje në Voskopojë”
“Malet e Moravës”
“Shkëmbinjtë në Himarë”
“Venecia”
“Fshati Mborje”
“Kositësit në fushë”
“Çadrat e Harixhijve”
“Portret gruaje”
“Bujku duke lëruar”
“Mulliri i Mborjes”
“Duajt në fushë e male”
“Hyrje në Korçë nga Dishnica”
“Vjeshtë
në Bukuresht”
“Maliqi dje”
“Autoportret”
“Rrugë në Tiranë”
“Shtëpi në Tiranë”
“Rruga e fëminisë Korçë”
“Natyrë e qetë, fruta”
“Dunaveci”
“Liqeni i Pogradecit”
“Vjeshtë me kalimtarë”
“Fushë në Korçë”











