Gjallë ose vdekur, 1.6 mln $ për kokën e Gadafit

Aug 24, 2011 | 16:36

TRIPOLI- Ndërsa luftimet vazhdojnë në Tripoli, ku rebëlët tashmë zotërojnë thuajse të gjithë kryeqytetin dhe një pjesë të mirë të territorit libian, vendndodhja e kolonel Gadafit vazhdon të mbetet një mister.

Kreu i Këshillit Tranzitor, Mustafa Abdel Jalil, njoftoi se bisnesmenë libianë kanë ofruar një shumë prej 2 milionë dinarë libian, ose 1.6 milionë dollarë për kapjen e kolonel Gadafit.

Sipas tij, kushdo që mund të dorëzojë kolonel Gadafin, të gjallë apo të vdekur do të përfitojë shumë e vënë në dispozicion.

Ndërkohë njoftimet e fundit flasin për një avancim të kryengritësve në qytetin Sirte, qytet I cili mbahet nga forcat pro Gadafit.

© Panorama.al

Te lidhura