Gëzuar ditëlindjen Coco!

Aug 27, 2012 | 14:42

E lindur në Saumur të Francës, me shenjën e Luanit, më 19 gusht, Gabrielle Chanell do të mbushte 129 vjeç. Yjësisë së saj, Coco i ka kushtuar dy varëse, dy unaza, dhe një byzylyk të koleksionit “Bizhu me diamante”, krijuar që nga 1932-shi.
Pikërisht në këtë vit, shoqata internacionale e diamanteve i kërkon Coco Chanel-it të krijojë një koleksion stolish, duke përdorur gurë të çmuar. Mademoiselle nuk u mendua asnjë çast: më shumë se sa perlat, stolitë e saj të preferuara ishin pikërisht diamantet. Lindi kështu “Bijoux de Diamants” (bizhutë me diamantë), e firmosur nga “Chanel”, që edhe një herë mahniste duke montuar diamantet në platin, një sjellje kjo e çuditshme që i lejohej vetëm asaj, në ato vite që vinin menjëherë pas krizës së madhe të viteve ’29. Deri atëherë, stolitë “Chanel” përfaqësoheshin nga thesaret që studionte në atelien “Bijouz fantasia”, e hapur më 1924, e ku vëmendja ishte e përqendruar te perlat, që gjithsesi ishin simbol i saji. Pra sot, stolitë me diamante mbushin plot 80 vjet, dhe për të festuar këtë ditëlindje të rëndësishme, shtëpia e modës “Chanel” krijon koleksionin 1932 me 80 stoli, nga një për secilin vit, që frymëzohen nga motivet dhe simbolet që e populluan dhe vazhdojnë ta popullojnë universin “Chanel”. Deri tani janë zbuluar vetëm disa nga 80 punimet e koleksionit të ri, i plotë do të zbulohet në vjeshtë.

Stolitë Chanel
Koleksioni “Bijoux de Diamants”. Spilë model “Celeste” në flori të bardhë 18 karatë, i përbërë nga 881 diamante prerje “brilante”(fjala brilante identifikon një prerje të caktuar që nxjerr në pah shkëlqimin dhe dritën e diamantit, pra karakteristikat e tij), 24 diamante, prerje “baguette’, një perlë baroke australiane, 3 perla indoneziane të kultivuara dhe 15 perla japoneze të kultivuara.

 

Koleksioni “Bijoux de Diamants”. Vathë të modelit “Etoile Filante” prej floriri të bardhë 18 karatë, me dy diamante 1 karat secili, 32 diamante prerje “fantazia”, 104 prerje “baguette”, 46 prerje “princeshë” dhe 10 diamante prerje “brilante”.

 

Koleksioni “Bijoux de Diamants”, seria Constellation du Lion. E veçanta e unazës me flori të bardhë 18 karatë është diamanti i madh i prerjes “jastëk”, 145 diamantet e prerjes brilante dhe një gurë kuarc, i prerë në formë luani.

 

 

Koleksioni “Bijoux de Diamants”. Orë e modelit “Cosmos” prej floriri të bardhë, 18 karatë, e përbërë nga 537 diamante, prerje “brilante”, 29 prerje “fantazia” dhe 31 diamante prerje “princeshë”.

 

 

Koleksioni “Bijoux de Diamants”. Unazë model “Cosmos”, prej floriri të bardhë 18 karatë, i përbërë nga 23 diamante, prerje “fantazia”, 208 diamante prerje “brilante” dhe 28 diamante prerje “kuadrat”.

© Panorama.al

Te lidhura