Gerti Bogdani ngre çadra pushimi për forumistët e PD

Jul 29, 2012 | 12:42

Deputeti i PD-së, Gerti Bogdani, ka organizuar një udhëtim relaksi për të rinjtë e Forumit të Partisë Demokratike në Dhërmi. Dihet që plazhi i Drimadhes është ndër më të lakmuarit për të rinjtë, dhe ndaj Bogdani ka menduar që t’u ofrojë aty një aventurë të bukur në Jug, duke i organizuar së bashku, të kalojnë netët e pushimeve jashtë, poshtë çadrave. Siç e shihni dhe nga fotot, i veshur sportiv, Bogdani ka qenë pjesë e këtij argëtimi, duke kaluar një fundjavë ndryshe, i rrethuar nga më të rinjtë e PD-së. Ndërkohë që ky është vetëm fillimi, pasi për relaks total e presin pushimet me bashkëshorten e tij.

© Panorama.al

Te lidhura