Gerta Heta do të rikthehet pas shumë vitesh në ekran si moderatore e një programi të mirëfilltë muzikor, me autorësinë e kompozitorit të njohur, Genti Lako. Bëhet fjalë për një program të ri informativ dhe argëtues, që do të transmetohet çdo ditë nga e hëna deri të premte, ora 15: 30 në ekranin e “Albanian Screen” (AS) këtë sezon të ri televiziv. Ky program që do të transmetohet në të njëjtin orar me “Top Select” në Top Channel” dhe “Promozone” në “TV Klan”, është i stilit dokumentaro-muzikor. Formati është shumë profesional, pasi do të prezantojë me një frymë mjaft moderne konceptet e muzikës, që nga fillimet e saj deri në ditët e sotme, si dhe sekrete nga jeta e artistëve legjendarë të të gjitha kohërave, që ndoshta publiku ende nuk i di. Gjithashtu do të flitet për sekretet e realizimit të një kënge në studiot muzikore nga eksperienca personale e Lakos, i cili është po ashtu autor i programit “Jo Vetëm hite” në AS. Gerta Heta kësaj here prezanton me statusin e mamasë së Lunës 1-vjeçare. Ajo gjithashtu punon në radion “Kiss FM” dhe është e para moderatore, që solli frymën moderne të prezantimit në radiot shqiptare.











