Ka vendosur që pushimet këtë vit t’i kalojë në shoqëri të familjes së saj e më saktësisht me vëllain Granitin, në plazhet turke. Genta Cana, e cila është fituese e kurorës së më të bukurës në ‘’Miss Intercontinental Kosovo’’ ku përfaqësoi Kosovën në një event bukurie në Britaninë e Madhe, ka vendosur që këtë herë të zhvishet në plazhet e njohura turke, duke treguar që është në forma të shkëlqyera. Pasi punon si modele prej një kohë të gjatë, Genta nuk e ka pasur problem të mbajë

linjat trupore në formë, pasi shpesh ka vizituar edhe palestrat. Ndërsa këtë radhë ajo është shfaqur në super formë duke çmendur meshkujt me imazhet në bikini. Në krah të saj gjendet vëllai i vogël Graniti, i cili po ashtu merret me futboll, dhe ndoshta një ditë do të zërë vendin e vëllait të madh, Lorik Canës, i cili ka kapur majat e suksesit në profesionin e tij.











