Genta Ismajli e 55-ta me fytyrën më të bukur në botë, lë mbrapa Mila Kunis

Jun 17, 2012 | 12:08

Lista e gjatë prej 100 femrave me fytyrë më të bukur në botë kryesohet nga Emma Watson, për t’u ndjekur më pas edhe nga Rihanna, Natalie Portman, Monica Belluci e Siena Miller. Ky lajm i publikuar në portalin e njohur ‘’tandler’’ këtë herë radhit në vendin e 55-të edhe një shqiptare. Është kjo këngëtarja e njohur, Genta Ismajli, e cila radhihet në listën e femrave me fytyrë më të bukur në botë. Interesante në këtë renditje është se Genta lë mbrapa shumë emra të njohur të skenës botërore, siç janë kështu këngëtarja Adele, si dhe aktorja më seksi e Hollywood-it, Mila Kunis. Kjo radhitje në vendin e 55-të, përkrah emrave më të kërkuar të skenës botërore, është një sukses i jashtëzakonshëm për Genta Ismajlin, e cila synon depërtimin në tregun muzikor amerikan. Këngëtarja Ismajli ishte e ftuar speciale në natën finale të spektaklit ‘’X Factor’’ por si duket paraqitja ‘’live’’ e saj ka lënë shumë për të dëshiruar, për shkak se është kritikuar nga fansat për performancë të dobët. Madje, videoja e vendosur në kanalin e saj në youtube ka marrë shumë ‘’dislike’’ dhe stafi i këngëtares ka vendosur që të pezullojë mënyrën e votimit në youtube. Ndërkohë edhe paraqitja e Gentës në VideoFest ku tregoi pjesët intime, u komentua shumë në rrjetet sociale, kurse e kontaktuar nga gazeta këngëtarja ka thënë se atë natë ka pasur të brendshme dhe se e gjitha ka qenë rastësi e jo siç është komentuar në media.

© Panorama.al

Te lidhura