Gent Progni nga protesta: Rama sulmon influencerat sepse i prishën muret e propagandës

Jun 9, 2026 | 20:20

Nga protesta para kryeministrisë, Gent Progni ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po sulmon figurat e rrjeteve sociale dhe influencerat sepse sipas tij, ata i prishën muret e propagandës duke dalë në mbrojtje të protestës për dorëheqjen e qeverisë dhe të vetë Ramës.

“E keni parë kryeministrin që ka filluar të sulmojë influencerat, sepse një nga muret kryesore të tij ishin patronazhistët që komentonin online dhe prishnin algoritmat e rrjeteve sociale.

Ishin aplikacionet si “Aktivisti” që manipulonin këto algoritme dhe duke manipuluar edhe mediat, ai kishte kontroll për çdo gjë që duhet të thuhej dhe çdo të vërtetë. Prandaj edhe ai i sulmon ata, sepse i kanë thyer këto mure”, tha Progni.

Në vijim, ai i bëri thirrje institucioneve të drejtësisë, përfshirë SPAK dhe GJKKO, që të hetojnë dhe të fusin kriminelët dhe të korruptuarit në burg.

Gent Progni: Edhe pse dalim çdo ditë, nuk do lodhemi, por do jemi gjithmonë edhe më shumë. E keni parë kryeministrin që ka filluar të sulmojë influencerat, sepse një nga muret kryesore të tij ishin patronazhistët që komentonin online dhe prishnin algoritmat e rrjeteve sociale.

Ishin aplikacionet si “Aktivisti” që manipulonin këto algoritme dhe duke manipuluar edhe mediat, ai kishte kontroll për çdo gjë që duhet të thuhej dhe çdo të vërtetë. Prandaj edhe ai i sulmon ata, sepse i kanë thyer këto mure.

I bëj një thirrje SPAK-ut, GJKKO-së, gjykatësve, prokurorëve, që kjo protestë është edhe për ju. Jini të vërtetë, hetoni, sepse po presim të fusni kriminelët dhe të korruptuarit në burg.

Poshtë komunizmit, poshtë komunizmit, poshtë komunizmit… I bëj thirrje bizneseve që kanë presionin tatimor mbi supe, dyqaneve të vogla në lagje: mbyllni qepenet dhe bashkohuni këtu.

© Panorama.al

Te lidhura