BRUKSEL- Kreu i qeverise, Sali Berisha ka vleresuar Shqiperine si vend me potenciale te shumta dhe tejet te favorshem per investime, duke perseritur ftesen e tij ndaj investitoreve te huaj.
Gjatë Forumit të Crans Montana-s për Azerbajxhanin, mbajtur ne Bruksel, Berisha takoi komisionerin e BE-së për energjinë, zotin Günther Oettinger, Zëvendëskryeministrin e Irakut dhe drejtuesin e lartë të projektit TransAdriatik Pipeline Kjetil Tungland, me te cilet u bisedua mbi zhvillimet e këtij projekti dhe hapat që duhen ndërmarrë për realizimin me sukses të tij.
“Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme energjetike për t’u shfrytëzuar. Vendimet e fundit të Kancelares Merkel, referendumi i fundit i Italisë, që të gjitha kundër energjisë nukleare, i bëjnë burimet energjetike të Shqipërisë realisht shumë të çmuara e të dobishme për investitorët. Tregu energjetik është dhe do të jetë tregu më ‘i uritur’. Por Shqipëria ka një avantazh tjetër të madh. Pozicioni i saj gjeografik e bën vendin të përshtatshëm për t’u shndërruar në një qendër të madhe të prodhimit e shpërndarjes së energjisë”- tha Berisha, ne pergjigje te interesit te medias.
Ai ka theksuar vendosmerine e për të kooperuar me qeverinë e Katarit për ta shndërruar Shqipërinë në një vend kryesor të shpërndarjes së gazit të lëngët nga brigjet tona.
Kryeministri eshte ndalur edhe ne potencialet turistike. Sipas tij, rritja me mbi 10 herë, në një hark të shkurtër prej 5-6 vitesh, e numrit të turistëve, shpallja e saj si destinacioni kryesor turistik i këtij viti janë garanci të mëdha për investitorët dhe investimet që mund të bëhen në këtë fushë.
“Unë i ftova të pranishmit të bëhen pjesë e ndërtimit të ëndrrës më të bukur të shqiptarëve, Shqipëria vend i zhvilluar dhe i garantova se projektet e tyre do të jenë një histori e vërtetë suksesi”- tha ai.
Berisha ka deklaruar se ka siakutuar me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev për mundësitë e investimeve azere në Shqipëri, për një nivel më të lartë politik mes dy vendeve. Mes tyre eshte diskutuar gjerësisht për projektin e gazsjellësit TransAdriatik, për të cilën, ka marre garanci se do te mbështesë plotësisht trajektoren që kalon nëpër Shqipëri.
© Panorama.al











