Gazi nga Azerbajxhani, TAP: Fillojmë negociatat

Feb 22, 2012 | 11:15

Shqipëria tani është një hap më afër e të qenët pjesë e një prej projekteve më të rëndësishëm të transportit të gazit. Pas eliminimit të projektit grek, ITGI, një variant atraktiv për konsorciumin Shah Deniz duket se mbetet projekti transadriatik TAP që përfshin Greqinë, Shqipërinë dhe Italinë. Në një njoftim për shtyp të bërë nga TAP ditën e djeshme, thuhej se “TAP është përzgjedhur nga Shah Deniz si rruga e tubacionit të gazit drejt Italisë. Ne do të fillojmë tashmë negociatat ekskluzive me ta, për të çuar përpara projektin”. Po kështu në deklaratën e saj, zyra përfaqësuese e TAP në Tiranë vlerësonte se ky projekt mbetet një konkurrent i fortë për të fituar tenderin e transportit të gazit të Shah Deniz II drejt Europës, sidomos për mundësitë që paraqet si për tregun, ashtu edhe për lehtësi të tjera.

© Panorama.al

Te lidhura