Gaza, shpërthim pranë zyrave të OKB-së

Jun 27, 2011 | 11:07

Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua në Gaza, pranë zyrave të Kombeve të Bashkuara dhe atyre të lëvizjes së Hamasit. Shpërthimi duket se ka pasur në shënjestër zyrat e OKB-së, pasi ka shkatërruar murin rrethues të ndërtesës. Sipas BBC-së, shpërthimi është kryer me një telekomandë në distancë. Deri tani, nuk janë  raportuar viktima dhe përgjegjësia e aksionit nuk është marrë përsipër nga asnjë grup terrorist. Pranë vendit të shpërthimit ndodheshin gjithashtu zyrat e shërbimeve të inteligjencës së Hamasit (armik i Izralit) dhe ato të një burgu. Forcat e sigurisë në zonën e qeverisur nga lëvizja islamike Hamas kanë rrethuar menjëherë zonën dhe kanë ndaluar hyrjen e gazetarëve në të.

© Panorama.al

Te lidhura