Xhenaro Gatuzo është një nga ata futbollistë me ide të qarta, të cilat nuk nguron t’ua bëjë të ditura drejtuesve të Milanit. I intervistuar nga e përditshmja “Corriere dello Sport”, mesfushori kuqezi sponsorizon
rikthimin e brazilianit Rikardo Kaka te Milani. Gjatë kësaj interviste tepër të
veçantë, Gatuzo zbardh të vërtetën mbi Leonardon dhe sfidon klubin zikaltër për finalen e Superkupës së Italisë. “Riki është një kampion. Unë e kam idhull atë. Po të ishte për mua, do ta sillja në krah nga Madridi këtu, – ka thënë
Gatuzo,- në Milanelo askush nuk ka arritur t’i thyej rekordet e tij mbi shpejtësinë dhe pasimet e sakta. Kini besim, po erdhi te Milani, do jetë më
i fortë se më parë. Pastaj, në Milanelo kemi disa mjek që ngjallin edhe të vdekurit, jo më muskujt e Kakasë”, ka pohuar ai. Më tej, Gatuzo ka
prekur edhe tema të tjera duke filluar që nga Berluskoni, Pirlo e deri te Ibrahimoviç. Pasi ka i habitur të gjithë duke sponsorizuar rikthimin
e Kakas, Xhenaro Gatuzo thekson edhe një herë konsideratën e lartë që ka për presidentin Berluskoni, të cilin e konsideron të vetmin element të pazëvendësueshëm te Milani: “I vetmi që është i pazëvendësueshëm te ne është presidenti. Dhe ju siguroj se po të kishte dashur Silvio Berluskoni
të shiste Milanin, do ta kishte bërë kohë më parë”, ka theksuar mesfushori kuqezi, i cili pas 11 vjetësh te Milani ka një raport të ngushtë me padronin kuqezi. Largimi i Pirlos e ka dëshpëruar shumë Gatuzon: “Pirlo te Milani
ka lënë një kujtim të shkëlqyer. Pastaj, 10 vjet nuk harrohen lehtë”. Megjithatë, Gatuzo e ka individualizuar trashëgimtarin e Pirlos te Milani:
“Sikur të vinte Fabregas, nuk do të ishte keq. Spanjolli ka eksperiencë dhe bën për ne”. Ndërsa Gatuzo ka mbetur i mahnitur nga forca e sulmuesit
Zlatan Ibrahimoviç: “Ibra është shumë i dobishëm për skuadrën tonë. Ai nuk do të humbas kurrë. Nëse njëri prej nesh duhet të bëj 11 ushtrime
në stërvitje, ai bënë 12. Madje, kohë më parë ka nxjerr jashtë përdorimi matësin elektronik të rendimentit të një futbollisti. Mirë që u largua shpejt prej saj, se do ta kishte shpërthyer. Në “Milanelo” janë të shumtë ata të mendimit se Ibra është më i fortë edhe se Rud Gulit”, ka përfunduar Gatuzo.











