Garë makinash mes shqiptarësh, vdes 22 vjeçarja

Jun 6, 2011 | 10:06

ITALI- Një garë shpejtësie mes makinash është kthyer në tragjedi për një 22 vjecare shqiptare me banim në Itali. Ngjarja ka ndodhur ne Massa, në orët e natës, pas një gare me makina mes 5 shqiptarësh.

Sipas mediave italiane, që raportojë sot lajmi, duke iu referuar policisë, mësohet se 5 shqiptarët po bënin garë me makinat e tyre në rrugë, ku njëra nga makinat ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Si pasojë ka gjetur vdekjen e reja, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur. Nga përplasja kanë mbetur të plagosuyr edhe 4 shqiptarët e tjerë.

Vajza ka qenë e ulur në sedeljen e pasme dhe pas përplajes shumë të fortë ka fluturuar jashtë mjetit, disa metra në largësi. Sipas policisë, protegonistët shqiptarë, 3 në një Alfa dhe 2 në një Ford Focus po lëviznin me shpejtësi marramendëse.

Pas ngjarjes po mblidhen dëshmitë e të plagosurve. Drejtuesi i Alfës, një 19 vjec po mjekohet në spital në Massa. Djali tjetër 22 vjec që ishte në makinën tjetër po mjekohet për politraumë në spital në Carrara. Dy të rinjtë, kanë qenë të parët që kanë thërritur miqtë e tjerë shqiptarë.

© Panorama.al

Te lidhura