Gardianët dehen nga hashashi i të dënuarve

Aug 10, 2011 | 12:36

Në Britani ka gjithnjë e më shumë ankesa nga burgjet. Edhe pse shpesh kur bëhet fjalë për këto institucione ankesat vijnë nga të dënuarit, në këtë rast vijnë nga gardianët e burgjeve, të cilët ankohen për lejimin e përdorimit të marijuanës brenda burgjeve. Sipas tyre, liria që kanë të burgosurit për të përdorur marijuanën, i detyron ata të drogohen në mënyrë të pavullnetshme nga tymi që përhapet me shumicë në ambient. Në Britani është i lejueshëm përdorimi i drogave të lehta. Gardianët e burgjeve janë shprehur se nga tymi që ata thithin pasi të burgosurit konsumojnë marijuanën, nuk mund të ngasin makinat e tyre kur mbarojnë turnin pasi janë “dru” dhe e kanë të vështirë të kthehen në shtëpi.

© Panorama.al

Te lidhura