Pavlefshmëria, Kolegji Zgjedhor rrëzon PS-në

Jul 8, 2011 | 11:59

TIRANE- Kolegji Zgjedhor ka rrezuar kerkese padine e Partise Socialiste  per shpalljen te pavlefshëm te vendimit te KQZ-së, me te cilin fitues i gares per Tiranen u shpall kandidati demokrat Lulzim Basha me 93 vota ne avantazh.

Kolegji Zgjedhor ka hedhur poshte keshtu, kerkese padine me te cilen PS-ja kerkonte detyrimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve te shqyrtonte pavlefshmerine e  rezultatit ne 284 qendra votimi ne Tirane.

Relatorja e ceshtjes Sashenka Jonuzi ka deklaruar vendimin paraditen e sotme, duke sqaruar se padia eshte bere jashte afateve ligjore te dorezimit te saj.

Ne kete menyre eshte rrezuar ankimi mbi pavlefshmerine e procesit zgjedhor ne bashkine e Tiranes, e pashqyrtuar nga KQZ-ja.

Perfaqesuesit e PS-se ne seancen e Kolegjit jane larguar fill pas publikimit te vendimit, duke mos dhene ndonje prononcim per kete vendim, por kane pohuar se do te kete deklarime nga ana e selise roze.

Nderkohe perfaqesuesit ligjore te PD-se, kane thene se PS nuk ka me hapesira ligjore per ankimim te vendimit per rezultatin e Tiranes.

Qe nga zgjedhjet e vitit 2003, kur ne Kodin Zgjedhor eshte vendosur ngritja e Kolegjit Zgjedhor kjo eshte hera e pare qe nje vendim merret nje dite pasi eshte zhvilluar seanca gjyqesore , nderkohe qe ne te gjitha rastet e tjera, vendimi eshte bere publik bernda dites.

Seanca e djeshme

Pas nje seance te gjate, nisur qe ne oren 10.00 , nje pushimi te shkurter dhe perballjes se argumenteve mes paleve, PD-PS, trupa diskutoi provat e paraqitura dhe vendosi qe te deklarohet neser per vendimin.

Ne fund te seances, perfaqesuesi i PS-se, Eno Bushi ka marre si shembull rastin e Bushatit te Shkodres, ku per te njejtin problem Kolegji e rrezoi Komisionin Qendor te Zgjedhjeve, duke i dhene te drejte pales paditese.

Nderkohe qe sipas perfaqesueist te PD-se, Ivi Kaso nuk ka asnje arsye per pavlefshmeri, nuk ka prova manipulimi dhe nuk ka pasur asnje ankese gjate procesit te votimit.  

Debatet

Seanca ka nisur ne oren 10.10, pasi jane mbledhur te gjitha palet. Relatore e ceshtjes eshte gjyqtarja Sashenka Jonuzi, nderkohe qe trupa gjyqesore pritet te vendose sot lidhur me pretendimin e Partise Socialiste per ta cuar serish ceshtjen ne KQZ.

Ne emer te PS-se, Damian Gjiknuri ka lexuar pretendimet per kerkese padine e bere, duke deklaruar se ajo eshte dorezuar brenda afateve te percaktuara ligjerisht.

Sipas tij, KQZ ka rrezuar ankimimin e PS-se per pavlefshmeri ne 284 qendra me arbitraritet, ndaj kerkojne nga Kolegji nje vendim te drejte per kete ceshtje. Ai ka bere me dije se jane tashme te dokumentuara te gjitha shkeljet e gjetura ne 284 qendra votimi ne Tirane, cfare cojne detyrtimisht ne pavlefshmeri. Kolegji ka pranuar kerkesen e PD-se per te qene pale e interesuar ne kete seance.

PD: Te rrezohet kerkesa e PS

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike,  Ivi Kaso i ka kërkuar Kolegjit Zgjedhor të rrëzojë kërkesën e Partisë Socialiste për pavlefshmëri të zgjedhjeve në 284 qendra votimi në kryeqytet, duke e cilesuar ate te pamotovuar. Ai ka deklaruar se nuk ka asnje shkak qe zgjedhjet te cilesohen te pavlefshme, duke argumentuar keshtu si drejte vendimin e KQZ-se lidhur me padine e socialisteve.

Padia e pare

PS ka hequr dore nga padia e bere ne daten 30 qershor, duke deklaruar me shkrim se kerkonte nga KQz-ja shqyrtimin e padise se bere ne daten 2 korrik, por sipas deputetit Damian Gjiknuri nuk ka hequr dore nga kerkesa per pavlefshmeri. Perfaqesuesi i PD-se, Oert Bylykbashi e ka cilesuar taktike zvarritese e te paprecedente te PS-se, punen me padite e panumerta qe po behen ne Kolgjin Zgjedhor. Pas kësaj kërkese që u bë me dije nga zoti Arjan Salati, PD kërkoi që fillimisht në bazë të rendit të procedurës trupi gjykues i kolegjit të merrte në shqyrtim dhe të shprehte kërkesat e PS të 30 qershorit dhe 2 korrikut dhe një tjetër kërkesë që kërkonte ndërprerjen e kësaj çështje.

© Panorama.al

Te lidhura