TIRANE- Kolegji Zgjedhor ka zbardhur sot vendimin e publikuar ne daten 8 korrik, kur rrezoi kerkesen e PS-se per pavlefshmerine e rezultatit ne Tirane dhe lenien ne fuqi te vendimit te KQZ-se, qe shpalli fitues kandidatin demokrat Lulzim Basha.
Ne vendimin e zbardhur te Kolegjit thuhet se “Kolegji konstaton se neni 123 dhe neni 160/2 i Kodit Zgjedhor kanë të përbashkët afatin 3 ditor të së drejtës për tu ankuar apo për të kërkuar pavlefshmëri të zgjedhjeve në KQZ. Ky afat fillon nga dita e shpalljes së rezultatit nga KQZ. Paditësi nuk ka respektuar afatin për kërkimin e pavlefshmërisë së zgjedhjeve, parashikuar në nenin 160 të Kodit Zgjedhor, (që është 3 ditor) dhe ky afat nuk mund të zgjatet, pasi është afat prekluziv”
“…në bazë të nenit 125 me titull “llogaritja e afateve” të Kodit Zgjedhor, që përfshihet në pjesën X të tij të titulluar “Ankimimi në rrugë administrative, i vendimeve të Komisioneve Zgjedhore”, pika 5 përcaktohet se : “nuk mund të ketë rivendosje në afat”
Me tej vendimi thote se ” i pabazuar është edhe pretendimi tjetër i ngritur në kërkesëpadi “për detyrimin e palës paditur të nxjerrë vendim”
Ne perfundim, “Kolegji Zgjedhor në bazë të nenin 158/2 të Kodit Zgjedhor, vendosi që të rrëzojë kërkesëpadinë e paditësit Partia Socialiste të Shqipërisë si të pabazuar në ligj.
Ne vendimin e publikuar sot ne mesdite, ne 9 faqe, Kolegji Zgjedhor ka argumentuar me detaje, mbeshtetur ne ligj dhe Kodin Zgjedhor arsyen e nje vendimi te tille, motivuar ne 8 korrik shkurtimisht me tejkalim te afateve per ankimim nga ana e socialisteve.
© Panorama.al











