
TIRANE- Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka deklaruar sot publikisht mbeshtetjen e forces qe drejton per ish-liderin historik te socialisteve, Fatos Nano per postin e Presidentit te ri te vendit.
“Shpreh kënaqësinë se e kemi mbështetur Nanon që në momentin e parë të manifestimit të kësaj iniciative dhe është kënaqësi të konstatojmë se ai ka gjeneruar një proces dhe zhvillime pozitive për vendin, një dialog është në zhvillim dhe ato energji pozitive që ishin në fjetje janë rigjeneruar duke kontribuar në atë që të gjithë duam”- tha Dule.
Sipas tij, kandidatura dhe procesi nisur prej Nanos është benefit për demokracinë dhe jetën politike të vendit, ndaj vota e PBDNJ është pro tij. “Duhet që forcat politike ta institucionalizojnë me mbështetjen për postin e presidentit”- tha ai, duke kujtuar mbeshtetjen e dhene edhe ne vitin 2007.
Takimi me Dulen eshte ne vazhdim te takimeve te zhvilluara me heret nga Nano per te aigusruar mbeshtetjen e tyre ne garen per kreun e ri te shtetit, pas veteofrimit te tij si kandidat per president.
Vetem nje dite me pare, Nano mori vleresime pozitive nga kreu i PDI-se, Shpetim Idrizi dhe pas takimit deklaroi se ‘jemi ne rrugen e duhur’.
Ai njoftoi se shume i afert do te jete edhe takimi mes tij dhe kryeministrit te vendit, Sali Berisha.
© Panorama.al











