Lady Gaga është artistja më e paguar nën 30 vjeç, sipas revistës Forbes, me 90 milion dollarë në vit. Këngëtarja e njohur për veshtjet dhe stilin e saj, është shpallur nga Forbes si “mbretëresha”.
Në vendin e dytë renditet këngëtari 17 vjeçar, Justin Bieber i cili fiton 53 milion dollarë në vit. Menjëherë pas tij, në vendin e tretë, Forbes sjell basketbollistin e Miami Heats, LeBron James me 48 milionë dollarë, dhe me po të njëjtën shifër parash, pasi tij vjen ylli i tenisit, Roger Federer.
Në listë gjejnë vend më pas edhe, Kristiano Ronaldo, Leo Messi, Rafael Nadal apo edhe Beyonce, për të cilën Forbes thotë se është një pozicion(vendi i 8-të) mjaft i mirë, pasi pjesën më të madhe këto kohë, Beyonce e ka kaluar duke regjistruar albumin e saj.











