Gafa e Haxhinastos, reagon ashpër shteti rumun

Jul 14, 2011 | 11:51

Ministria e Jashtme e Rumanisë reagoi ashpër me anë të një njoftimi zyrtar në lidhje me lajmin e rremë të përhapur në Shqipëri mbi disa deklarata raciste të Presidentit rumun. Në këtë deklaratë zyrtare, shteti rumun nuk pajtohet aspak me reagimin që ka pasur Ministria e Jashtme shqiptare. Më poshtë vjen reagimi i plotë. “Ministria e Punëve të Jashtme të Rumanisë shpreh keqardhje lidhur me sjelljen e pazakontë të Ministrisë shqiptare të Punëve të Jashtme, e cila, më 12 korrik 2011 i kërkoi ambasadorit të Rumanisë në Tiranë të shpjegojë akuzat lidhur me Kosovën, ndërkohë që mediat shqiptare keqcituan Presidentin rumun për ato të ashtuquajtura deklarata, pas botimit të tyre në një faqe interneti. Presidentit rumun i ishin atribuuar kështu, përshkrime të pavërteta në lidhje me karakterin e shqiptarëve, veçanërisht të Kosovës. Ambasadori i Rumanisë, në mënyrë të vendosur mohoi akuzat përkatëse dhe shpjegoi se dezinformimi kishte ndodhur me qëllimin për të prekur marrëdhëniet tradicionale miqësore mes Rumanisë dhe Shqipërisë. Ambasadori i Rumanisë përsëriti qëndrimin e vendit tonë ndaj parimit për çështjen e Kosovës, duke këmbëngulur se ajo është e njohur për të gjithë aleatët europiane dhe partnerët euroatlantikë. Pozicioni i Rumanisë është bazuar në parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare. Në këtë kontekst, më 12 korrik, Ministria e Punëve të Jashtme të Rumanisë komunikoi me ambasadorin e Shqipërisë në Bukuresht, duke i thënë se është krejtësisht e papranueshme që informacioni nuk ishte kontrolluar, edhe pse vinte nga një burim i errët, në një kohë që shteti rumun ka një ambasador në një pozitë që të sigurojë informacionin. Një qasje e tillë nuk është në harmoni me nivelin e marrëdhënieve dypalëshe, ose me mbështetjen e vazhdueshme të Rumanisë për aspiratat europiane të Shqipërisë. Ministria e Jashtme e Rumanisë është dakord me përpjekjet për të prekur dialogun diplomatik duke luajtur me informata të pasigurta që qarkullojnë në mediat e komunikimit virtual”, thuhet në reagimin e plotë zyrtar. Ku reagim vjen edhe me një sfond për rrjedhën që mori lajmi i rremë i botuar në Ora News. “Më 12 korrik 2011, në orën 12:30, sipas kohës lokale, në faqen e internetit të televizionit shqiptar “Ora News”, një artikull ishte postuar duke cituar deklaratat e pretenduara nga Presidenti rumun për mediat italiane, në një kohë dhe në rrethana jo të specifikuara. Informacionin përkatës ishte marrë nga një uebsajt italian. Pas orën 15:00, shumë kanale televizive kishin transmetuar në lajmet e tyre informacionin e përhapur nga Ora News”. Këto pohime janë marrë më pas edhe nga mediat elektronike dhe fitoi terren. Më vonë, Ora News dhe faqja e internetit italian tërhoqi artikullin”, thuhet në njoftimin zyrtar.

© Panorama.al

Te lidhura