Deputeti socialist, Artan Gaci, akuzoi qeverinë se po shet vendin në 100-vjetorin e Pavarësisë së saj. “Është e qartë që ky 100- vjetor i Pavarësisë është kthyer në 100-vjetorin e hajdutërisë dhe, më keq akoma, në 100-vjetorin e tradhtisë kombëtare. Nuk ka bërë vaki që t’i falen një shteti tjetër 354 kilometra katrorë e të mos mbajë përgjegjësi asnjë njeri në shtetin shqiptar, përkundrazi të rinisin iniciativa për të negociuar kilometra të tjerë për t’ia dhënë një shteti tjetër. Kisha një propozim konkret sa i përket marrëveshjes detare, që ishulli i Barketës të mos jetë më objekt negociatash me atë emër ndërkombëtar. Do doja të kishte një identitet të fortë shqiptar, një identitet të një njeriu që në atë moment shumë të rëndësishëm për atë pjesë të detit tregoi patriotizëm të vërtetë”, u shpreh deputeti socialist, Gaçi.











