Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle tha sot se duhet gjetur patjetër një mënyrë për të biseduar mes njëri-tjetrit në inetres të vendit dhe qytetarëve shqiptarë.
Në një fjalim të gjatë para deputetëve të parlamentit shqiptar që gjenden në Bruksel, Fyle i ka konsideruar zgjedhjet e 8 majit si të qeta dhe me një pjesë të mirë të standarteve të plotësuara. Fyle i ka bërë thirrje opozitës që të marrë pjesë plotësisht në aktivitetet e Parlamentit , dhe ta përdorë këtë si forum institucional, për të arritur objektivat e saj politike.
“Procesi u vlerësua nga të gjithë vëzhguesit si përgjithësisht pozitiv. Numërimi i votave, edhe pse i vonuar dhe i ndërprerë në disa raste, u konsideruar gjithashtu se ishte funksional dhe transparent.
Lidhur me situatën e krijuar pas numërimit të votave, në bashkinë Tiranë, Fyle ka theksuar disa pika të rëndësshme.
“Ka interpretime të ndryshme në lidhje me fletët e votimit të ashtuquajtura të hedhura në kutitë e gabuara. Raporti i OSBE-ODIHR i datës 20 maj thotë: “Kodi Zgjedhor nuk e rregullon në mënyrë të drejtpërdrejtë si si duhet vepruar me këto vota.”
Retorika konfrontuese vetëm do të rrisë tensionet në vend. Procesi zgjedhor duhet të finalizohet me qetësi, në mënyrë konstruktive dhe me një fokus në të ardhmen, ka thene ai.
Është e qartë se një reformë gjithëpërfshirëse e kodit zgjedhor është e nevojshme dhe duhet të kryhet nga shumica në pushtet së bashku me opozitën dhe shoqërinë civile.
“Kjo mund të arrihet vetëm nëse partitë politike dhe politikanët, përfaqësojnë popullin e Shqipërisë. Duhet gjetur një mënyrë për të biseduar së bashku dhe për të marrë vendimet e nevojshme në interes të vendit dhe të qytetarëve ”- ka vazhduar me tej Fyle.
Fyle është ndalur tek përparimet që ka bërë Shqipëria dhe rrugën që ajo duhet të ndjekë për plotësimin e 12 rekomandimeve të BE-së.
Ai tha se, ministrja Majlinda Bregu dhe përfaqësuesja e opozitës, Ermelinda Meksi duhen përgëzuar për punën që kanë bërë në hartimin e planit të veprimit për plotësimin e 12 rekomandimeve të BE-së.
Rezultatet dhe mangësitë e mbetura do të pasqyrohen drejtë në Progres Raportin tonë në mesin e tetorit të këtij viti, tha ai.
Disa përmirësime sa i përket procedurave parlamentare janë bërë. Megjithatë, bllokimi dhe mungesa e dialogut vazhdon të pengojë funksionimin efektiv të Kuvendit duke mos mundur të miratoni ligjet që kërkojnë shumicen.
Sundimi i ligjit mbetet një sfidë për Shqipërinë. Ka përmirësime, por duhet të bëhet, plotësohet kuadri ligjor për reformën në drejtësi. Ka mangësi të konsiderueshme në lidhje me pavarësinë, transparencën dhe llogaridhënien e sistemit gjyqësor.
Në luftën kundër korrupsionit, masat ligjore dhe institucionale janë marrë. Duhet siguruar zbatimi i plotë i tyre.
Në luftën kundër krimit të organizuar, ka disa shenja inkurajuese në zbatimin e ligjit anti-mafia. Është e rëndësishme që të vazhdonitë te punoni me energji në këtë fushë.
Çështja e pronës mbetet e pazgjidhur. Shqipëria ka nevojë për të përshpejtuar përpjekjet në konsolidimin e të drejtave të pronësisë në mënyrë që të krijojë një kornizë solide ligjore për investitorët vendas dhe të huaj.
Korniza institucionale dhe legjislative që rregullon të drejtat e njeriut dhe respektimin dhe mbrojtjen e pakicave është përmirësuar më tej.
Unë do të doja të theksoja fushën e lirisë dhe pavarësisë së medias, vazhdoi më tej Fyle, e cila sipas tij, është një nga blloqet e ndërtimit themelor të demokracive.
“Inkurajoj një promovim aktiv të pluralizmit të ideve dhe të plotë të lirisë së medias për të larguar çdo perceptim të mundshëm të standardeve të dyfishta në marrëdhëniet me median. Rregullat që rregullojnë sektorin e medias duhet të zbatohen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë”- tha ai.
Së fundi, eshte shprehur Fyle, gjendja ekonomike në Shqipëri mbetet në mënyrë të përgjithshme pozitive. Rritja ekonomike e Shqipërisë ka vazhduar. Nëse Shqipëria do të shkojë përpara me reformat strukturore, dhe në qoftë se paqëndrueshmëritë politike do të tejkalohen, unë jam i sigurt se kjo do të ketë një ndikim pozitiv në investimet e huaja si dhe në turizëm.
Tani është koha për të gjetur vullnetin dhe vendosmërinë për të përdorur të gjitha aftësitë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë, ka përfunduar Fyle.
© Panorama.al











