“Takim inkurajues me Komisionerin e Zgjerimit. Degjuam fjalet me te mira per rolin tone e kerkuam statusin per Shqiperine”. Keshtu e cileson ne profilin e tij ne Twitter, kreu i PS-se, Edi Rama takimin me komisionerin per zgjerimin, Stefan Fule ne Bruksel.
Ai shkruan se jane ne Komisionin Europian per te mbeshtetur kandidaturen e Shqiperise per statusin e vendit kandidat. “S’e meriton qeveria, e meritojne shqiptaret”- shkruan Rama.
Nderkohe qe gjate takimit, Fyle e ka vene theksin te 12 prioritetet qe duhet te plotesohen e per te cilat eshte i nevojshem vijimi i dialogut politik.
Fyle perseriti se Shqipëria ka një perspektivë reale për përparim në rrugën e integrimit evropian, me kusht që vendi të siguroje qëndrueshmëri dialogu politik.
Mesohet se ai përshëndeti dhe miratimin me konsensus të projektligjit për kufizimin e imuniteteve, nderkohe qe theksoi se Shqipëria duhet të intensifikojë përpjekjet e saj për reformën e gjyqësorit dhe e administratës publike.
© Panorama.al











