
Nëpërmjet një video- mesazhi të lëshuar me rastin e Ditës së Evropës, komisioneri i zgjerimit Shtefan Fyle tha se procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë sepse , sipas tij, është pjesë e zgjidhjes së krizës së tanishme në Evropë.
“Ne jemi të vendosur për të ruajtur përparimin në procesin e zgjerimit, pavarësisht nga sfidat me të cilat përballet Evropa”, ka cituar Fylen agjencia kroate e lajmeve HINA.
Ai ka thënë se sfidat kanë të bëjnë më shumë me globalizimin sesa me zgjerimin.
“Zgjerimi nuk është shkaku, ai është pjesë e zgjidhjes”, ka thënë Fyle.
Komisoneri është shprehur se Kroacia së shpejti do t’i bashkohet BE-së, Serbisë i është dhënë statusi i kandidatit dhe negociatat me Malin e Zi duhet të fillojnë muajin e ardhshëm.
“Vendet e tjera gjithashtu po shkojnë nga zgjerimi drejt Bashkimit Evropian”, ka shtuar Fyle.
© Panorama.al











