Fyle, Nishanit: Perspektivë reale për progres

Sep 18, 2012 | 14:34

BRUKSEL – Kryekomisioneri per Zgjerim ne BE, Stefan Fule ka kërkuar nga Shqipëria përmbushje të kritereve të kërkuara për integrimin e vendit në familjen evropiane.

Gjatë takimit të sotëm me presidentin e vendit, Bujar Nishani, Fyle ka theksuar se roli i presidentit është kyc për promovimin e dialogut. Sipas tij, vendi ynë ka perspektivë reale për progres drejt integrimit.

Ai ka kujtuar se sa më shpejt duhet të përmbyllen reformat e  kërkuara, si ajo parlamentare si dhe të bëhen të gjitha përpjekjet për sigurimin e një gjyqësori të pavarur.

Fyle ka kujtuar rendesine e madhe qe ka heqja e imunitetit ne kuader te luftes kunder korrupsionit.

© Panorama.al

Te lidhura