BRUKSEL- Komisionieri Europian për Zgjerimin, Stefan Fyle ka perseritur apelin drejtuar politikes shqiptare per zbatim te marreveshjes se nentorit per mbylljen e reformave dhe zgjedhjen e kreut te shtetit, si produkt i konsultimit mes paleve.
“Jam duke ndjekur zhvillimet në Shqipëri e veçanërisht proçesin për zgjedhjen e presidentit. Jam i ndërgjegjshëm për rëndësinë e afatit të 24 majit dhe gjithashtu atë që ç’ndodhi dhe ç’nuk ndodhi në 30 maj. E mbaj mend shumë mirë se ç’farë kam thënë gjatë vizitës time në Tiranë. Nëse nuk kishte marrëveshje përfundimtare për reformën zgjedhore dhe parlamentare në 24 maj, atëherë marrëveshja e nëntorit mund të kthehej në pjesë të problemit dhe jo të zgjidhjes”- ka thene Fyle menjëherë pas takimit me zëvëndëskryeministrin e Kosovës, Hajredin Kuci në Bruksel.
Sipas tij, i takon forcave politike shqiptare, mazhorancës dhe opozitës të parandalojnë që kjo çështje të mos bëhet pjesë e problemit dhe që ta zgjidhin çështjen e presidentit në frymën e konsultimeve.











