Fyle: Kosova, kushti kryesor për Serbinë në BE

Aug 30, 2012 | 15:55

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle ka deklaruar sot se kushti kryesor për fitimin e datës së negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE është përmirësimi i dukshëm dhe i qëndrueshëm i raporteve me Kosovën.

Ai ka kërkuar që Serbia te zbatoje marrëveshjet e arritura me Kosovën në dialogun e ndermjetesuar nga BE-ja.

Këto komente ai i bëri sot në Bruksel, pas takimit me nënkryetaren e qeverisë së Serbisë për integrime evropiane, Suzana Grubjeshiq, e cila ka pohuar se udhëheqja serbe është e gatshme që nëpërmjet dialogut më të lartë politik, të arrijë marrëveshje të përhershme me shqiptarët në Kosovë dhe se kjo do të ishte faktor i stabilitetit dhe i paqes në rajon.

Fyle ka theksuar rëndësinë që Serbia te plotësoje të gjitha kushtet nga fusha e drejtësisë dhe te harmonizoje ligjet me Bashkimin Evropian. (rel)

© Panorama.al

Te lidhura