LUKSEMBURG- “Integrimi në Bashkimin Evropian duhet të kthehet në një objektiv kombëtar” Kështu është shprehur Komisioneri për Zgjerimin në BE, Stefan Fyle, në fjalën e tij në Forumin për Ballkanin Perëndimor në Luksemburg.
Duke sjellë në diskutimin e tij më rradhë të gjitha vendet sipas progresit dhe mundësive që kanë për anëtarësim, Fyle e rendit Shqipërinë të pestën, duke lënë mbrapa vetëm Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën.
Fyle theksoi situatën e rënduar politike pas zgjedhjeve të 8 majit, ndërsa tha se është e rëndësishme që ky process të finalizohet me transparencë dhe në kuadër të plotë ligjor.
Fyle sugjeron edhe njeherë Komisionin e Venecias në rast pamundësie për t’i kapërcyer vetë mosmarrëveshjet.
“Pasi të jetë zgjidhur kjo çështje, përpjekjet për të rivendosur axhendën evropiane mund të rifillojnë, në veçanti për 12 rekomandimet e BE-së. Një parakusht për këtë është edhe rikthimi i dialogut politik në Parlament. Është po aq e domosdoshme përfundimi i reformës gjyqësore dhe lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar”- tha ai.
Në përgjithësi, liderët politikë të Shqipërisë duhet të vënë interesin e vendit përpara intersave partiake, përfundoi fjalën e tij për Shqipërinë, komisioneri Fyle.
Vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, sipas komisionerit Fyle kanë bërë progress për tu vlerësuar.
Kroacia qëndron e para në axhendën e BE-së, pasi sipas tij, Kroacia tashmë është gati për të mbyllur negociatat për pranim. Kroacia ka përmbushur të gjitha detyrimet, tha ai.
Në Maqedoni vlerësojmë zgjedhjet e zhvilluara atje, veçanërisht ditën e zhvillimit të tyre. Tani ka ardhur koha që vendi të bëjë progress real, theksoi ai.
Fyle tha se, Mali i Zi, ka bërë progress impresionues në prioritet kyçe të procesit të integrimit
Arrestimit i kriminelit të luftës, Ratko Mlladiç, vlerësohet shumë nga BE-ja, si dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të cilën Serbia ka progress.
Kosova dhe Bosnje Hervegovina duhet të nisin aksionin për kryerjen e reformave sa më pare, tha ai.
© Panorama.al











