Fyle: Heqja e imuniteteve, hap themelor për integrimin

Aug 2, 2012 | 12:15
Stefan Fyle

Komisioneri për Zgjerimin në KE, Stefan Fyle, i ka shkruar një letër Kryeministrit Sali Berisha më 25 korrik, ku vlerëson punën e qeverisë në ndërmarrjen e reformave që kërkojnë votë të cilësuar, si dhe kërkon miratimin e ndryshimeve kushtetuese për heqjen e imunitetit. Në letrën e komisionerit thuhet: “Ka edhe rezultate të mira, që ia vlen të përmenden, për shembull në zonën e reformës së administrimit publik (p.sh. miratimi i ligjit mbi Gjykatat Administrative); Gjyqësori (p.sh. puna e mirë përgatitore mbi ligjin e Konferencës së Gjyqësorit dhe ligjin mbi Gjykatën e Lartë); të drejtat e njeriut dhe të pronës ( p.sh. miratimi i strategjisë së pronës e planit të veprimit dhe zhvillimet pozitive në lidhje me të drejtat e grave dhe personave LGTB)”. Sipas komisionarit Fyle, “për më tepër, unë do të doja të mirëprisja përpjekjet serioze që po vazhdojnë në lidhje me ndryshimet e domosdoshme të sistemit të imunitetit, për shqyrtimin e një legjislacioni të ri të rëndësishëm në fushën e administrimit publik dhe në zhvillimin e udhës rekord për luftën kundër krimit të organizuar. Në të gjitha fushat, shumica qeverisëse dhe opozita janë angazhuar në debate serioze dhe konsruktive mbi reformat dhe objektivat e nevojshme”.

(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten “Panorama” ne numrin e sotëm të versionit print).

SEANCA TË HËNËN
Parlamenti do të mblidhet ditën e hënë në seancë parlamentare për të diskutuar raportin e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve për heqjen e imunitetit. Megjithëse në mbledhjen e fundit të këtij Këshilli, PS-ja e votoi parimisht dhe nen për nen draftin e hartuar nga Edi Paloka dhe Pandeli Majko, në fund ajo nuk mori pjesë në votimin në tërësi. Në këtë mbledhje pritet që të ketë debate mes maxhorancës dhe opozitës për votimin e përcaktuar nga Konferenca e Kryetarëve dhe sipas të gjitha gjasave, drafti nuk do të futet në votim për shkak se nëse ai rrëzohet do të shtyhet edhe një vit, për t’u zyrtarizuar sërish në rrugë parlamentare.

© Panorama.al

Te lidhura