Fyle: Dialog me 3 shtete të Ballkanit Perëndimor

Jun 18, 2011 | 14:37

Komisioni Europian paralajmeron mundesine per nisjen e dialogut deri ne fund te ketij viti me tre vende te Ballkanit Perendimor.  Lajmin e ka bere me dije Komisioneri evropian për zgjerim, Stefan Fyle, në një intervistë për gazetën vjeneze, “Presse”.

Sipas Fyle ky vit mund të jetë i rëndësishëm për tërë Ballkanin Perëndimor. “Komisioni duke u mbështetur në progresin e madh të arritur, deri në fund të vitit të rekomandoj fillimin e negociatave me BE-në, jo vetëm me një apo dy, por ndoshta tre vende”- ka thene ai.

Fyle është përgjigjur në mënyrë pohuese në pyetjen nëse fjala është për Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, duke shtuar se sivjet, Komisioni Evropian do e përfundoj më herët raportin për përparimet që i kanë bërë këto tri vende.

© Panorama.al

Te lidhura