Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, Stefan Fule dhe Ministri Danez për Çështjet Evropiane, Nicolai Wammen permes nje deklarate te perbashket kane kerkuar rezultate konkrete nga Shqiperia per plotesimin e 12 kritereve te lena nga BE.
“Në vijim të marrëveshjes politike mes qeverisë dhe opozitës të arritur në nëntor 2011, në vitin 2012 në Shqipëri janë bërë përpjekje të vërteta nga të dyja palët politike për çuarjen përpara të reformave”-thuhet ne deklaraten e perbashket, bere ne kuader te punes se bere dhe politikave të zgjerimit gjatë Presidencës Daneze, e cituar nga “News 24”.
Sipas saj, progresi i mëtejshëm do të varet në shkallë të gjerë nga qëndrueshmëria dhe vendosmëria e dialogut mes forcave politike.











