Fyen në radio Whitney Houston, pezullohen 2 moderatorët

Feb 17, 2012 | 20:47
John Kobylt dhe Ken Chiampou

Një stacion radiofonik në Los Angelos ka pushuar përkohësisht nga puna dy moderatorë shumë popullorë pas komenteve fyese që ata bënë në lidhje me të ndjerën , këngëtaren Whitney Houston.

Radio KFI PM 640 pezulloi John Kobylt dhe Ken Chiampou, drejtues të programitt ” John dhe Ken Shoë”, pasi kanë bërë komente fyese dhe të papërshtatshme në lidhje me Whitney Houston”- thuhej në një deklaratë të radios.

“Bordi drejtues nuk mund të tolerojë deklaratat të tilla”- thuhet më tej në deklaratë.

Në një deklaratë të mëvonshme, Kobylt tha se ai dhe Chiampou kanë përdorur gjuhë që ishte e papërshtatshme, dhe se ata i kërkojnë falje të sinqertë dëgjuesve dhe familjarëve të Houston.

“Ne kemi bërë një gabim, dhe e pranojmë vendimin e radiostacionit,” tha Kobylt.

Programi i tyre mund të kthehet “On Air” më 27 shkurt.

 

© Panorama.al

Te lidhura