Shtatë gola të pësuar në dy ndeshjet e fundit kanë bërë që Reali i Madridit të pësojë dy humbje radhazi sa të dhimbshme për shkak të pasojave, aq edhe skandaloze për shkak të rezultatit.Dy humbje, që për më tepër kanë ardhur në “Bernabéu”. Dy humbje që e lënë Madridin shumë të tronditur në La Liga dhe në Champions. Dy humbje, me pak fjalë, që sjellin konfuzion në skuadrën e Ançelotit që tashmë ka pësuar më shumë humbje këtë vit (3) sesa në të gjithë sezonin e kaluar (2). Madridi ka një rënie drastike dhe nuk është më fjala vetëm për lojën që në fillim ka qenë në dyshim, por edhe për rezultate. Madridi i ka transferuar problemet e tij në tabelë dhe kjo tashmë po krijon shqetësim në ekip, në klub dhe te tifozët e vet.
PROBLEMI I MBROJTJES – Reali ka pësuar 18 gola në 16 ndeshjet që ka luajtur dhe mbrojtja është në qendër të vëmendjes. Mbrojtësi i krahut të djathtë (Lukas Vaskez) pranon se dinamika nuk është e mirë, me rekordin e golave të pësuar.
“Është një shifër shumë e keqe. Mbrojtja, ashtu si sulmi, është një gjë kolektive dhe duhet ta theksojmë. Duhet të ngremë kokën sepse është shumë e gjatë, ka mbetur shumë dhe Madridi gjithmonë lufton deri në fund”. Një situatë që ka shkaktuar shqetësim tek tribunat e “Bernabeut” që kanë filluar të shqetësohen dhe të tregojnë zemërimin e tyre.
Skuadra nuk lidhet me tifozët dhe pjesa e dytë kundër Milanit ishte dëshmi e mirë për këtë. Nëntë pikë pas Barçës në Ligë dhe larg nga kryerja e detyrave të shtëpisë në Champions League, Madridi gjendet në një situatë shumë delikate.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al