Fushë- Krujë, mbytet një 45- vjeçar në liqen

Jun 19, 2012 | 20:06
Foto Ilustruese

UPDATE- Një 45- vjeçar është mbytur sot në liqenin e fshatit Bubq në Fushë- Krujë. Viktima, i cili kishte shkuar për tu larë në liqen, është identifikuar si Rustem Buza, nga fshati Marzhë e Vogël në afërsi të liqenit.

Nga të dhënat e para të policisë, dyshohet se 45- vjeçari mund të ketë pësuar një atak kardiak në kohën që ka qenë në ujë.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa pritet që polumbarët të nisin kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë.

© Panorama.al

Te lidhura