Fushata e NATO-s, Gadafi kërcënon Europën

Jul 1, 2011 | 19:58

Moamar Gadafi kërcënon per sulme ne Europe. Mesazhet kercenuese jane shperndare sot dhe vijne si reagim i ashper ndaj fushates ajrore te NATO-s kunder regjimit te tij ne Libi.

Kercenimi i Gadafit eshte shpërndare përmes një mesazhi me zë, i cili iu lëshua mijëra mbështetësve të tij të mbledhur në sheshin kryesor të Tripolit.
“Derisa nuk ndalen sulmet, ne do të vendosim që t’ju trajtojmë në të njëjtën mënyrë”- theksohej ne mesazh.

Tubimi pro-qveritar i sotem ne sheshin kryesor te Tripolit ishte më i madhi në javët e fundit. Ai erdhi pasi që Gjykata Ndërkombëtare për Krime lëshoi fletëarrestimet për Gadafin dhe dy zyrtarë tjerë për shkak se shtypën kryengritjen, e cila u kthye në luftë civile.

© Panorama.al

Te lidhura