‘Furnitori’,kapet me kokainë e kanabis,arrestohet

Jun 6, 2011 | 10:34

TIRANE- Kapet me kokaine dhe kanabis te ndare ne doza per shperndarje dhe perfundon ne pranga. Sipas policise se Tiranes, arrestimi i  43-vjeçarit Spartak Piciri eshte bere ne kuader te operacionit te koduar “Furnitori”, gjate te cilit u sekuestruan 250 gramë Kokainë dhe 700 gramë Cannabis Sattiva, të destinuara për shpërndarje në zona të ndryshme në Tiranë, kryesisht në lokalet dhe pubet.

Sipas policise, Piciri u kap mbrëmë në afërsi të zonës së Porcelanit në Tiranë me disa doza lëndë narkotike Kokainë që i kishte me vete.  Nderkohe qe gjate kontrollit te baneses se tij u sekuestruan si provë materiale 250 gramë kokainë e ndarë në 350 parcione; 700 gramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva; Një autoveturë të markës Volzwagen Polo me targë TDO 178 E; një motorr të markës Piaggio me targa TR 664 H; disa telefona celularë; një peshore që shërben për peshimin e dozave; një paisje elektrike, që shërbente për përzierjen e lëndës narkotike me përzjerës të ndryshëm; një pjatë në të cilën kishte mbetje të dyshuara lëndësh narkotike; një morsetë metalike që shërben për presimin e lëndës së dyshuar narkotike.

Dosja ne ngarkim te tij i ka kaluar tashme prokurorise per hetime te metejshme.

© Panorama.al

Te lidhura