Fundoset në Grenlandë anija që transportonte mijëra litra naftë, autoritetet në alarm! Karburanti rrezikon të derdhet në Artik

Sep 19, 2024 | 18:46
SHPËRNDAJE

Një anije që transportonte rreth 20,000 litra naftë është përmbysur në Grenlandë ndërkohë autoritetet po punojnë për të kontrolluar një derdhje të karburantit në ekosistemin e brishtë të Arktikut.

groilandia-

Policia në territorin autonom danez njoftoi se anija ka goditur një shkëmb në afërsi të Nanortalikut dhe filloi të merrte ujë,

“Mbrëmë, rreth orës 1.45, një anije goditi një shkëmb në afërsi të Nanortalikut dhe filloi të merrte ujë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Anija, rreth 30 metra e gjatë, u mbyt rreth orës 7 të mëngjesit. Autoritetet lokale vlerësojnë se anija, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, mbante 15,000-20,000 litra naftë dhe 1,000 litra të tjera benzinë ​​në rezervuarët e saj.

Për momentin është e pamundur të konstatohet shkalla e dëmtimit të mundshëm në mjedis. Autoritetet thanë se kanë vendosur një pengesë lundruese në një rreze prej 50 metrash rreth zonës së rrënimit.

Zjarrfikësit po përpiqen të nxjerrin karburantin dhe të frenojnë derdhjen për të parandaluar ndotjen, ndërsa personat qe ishin në bord zbritën nga anija në kohë dhe janë të sigurt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura