‘Objektiv madhor, investimet e huaja direkte’

Jun 7, 2011 | 10:23

TIRANË- Futja e investimeve të huaja direkte në ekonominë tonë, sipas guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani mbetet një nga objektivat madhorë. Fullani duke analizuar kalimin me sukses të periudhës së krizës globale, që Shqipëria sipas tij e përballoi shume mire, pranoi se vendi dhe rajoni më gjerë ka nevojë të ngutshme për  reforma strukturore.

“Objektiv madhor mbetet futja e investimeve të huaja direkte në ekonominë tonë, pa to rajoni do mbetet i vogël, i fragmentuar me potencial të ulët social e ekonomik  me eksporte sporadike dhe me tregje me kosto të larta”- tha ai, gjatë fjalës në konferencës e EFES.

Guvernatori pranoi se për shkak të nevojës për investime dhe rritjes shumë të vogël të popullsisë, janë shënuar rritje e kostove të skemave publike për pensionet dhe mbrojten sociale. Për pasojë, sipas tij, deficitet buxhetore kanë qenë të pranishme .

“Politika monetare ndoqi një prirje lehtësuese duke ulur normat e interesit dhe duke plotësuar nevojat e tregut me likujditet të plotë. Eksperienca jonë rezultoi e suksesshme, Shqipëria vlerësoi se ëhstë një nga vendet që nuk përjetoi falimentim bankash apo injektime të kapitalit të shtetit, financimi nuk u ndal, ekonomia vazhdoi të rritjet në terma pozitiv pavarësisht ritmit të ngadalësuar”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura