TIRANE- Model i ri per zhvillimin ekonomik, thithje e teknologjive te reja dhe rritje te eksporteve si garanci per stabilitet. Keto jane sfidat me te cilat duhet te perballen vendet e rajonit, sipas Guvernatorit te Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.
Gjate fjales se mbajtur ne seminarine perbashket mes Bankes se Shqiperise dhe Universitetit të Oksfordit, Fullani ka deklaruar se per vendet e rajonit nevojiten reforma të reja ekonomike, pasi janë vende me borxhe afatgjata.
Duke u ndaluar ne rastin e vendit tone, Fullani ka theksuar se edhe për Shqipërinë nevojitet një model i ri për rritjen ekonomike dhe për këtë sipas tij me perparesi duhet te shihet thithja e teknologjive të reja.
Sipas tij, me rendesi per zhvillimin do te jete edhe bashkepunimi mes vendeve te rajonit me te njejtat Banka, duke qene se vendet e rajonit kanë dhe të njëjtët partnerë tregtarë.
© Panorama.al












