‘Presidenti’, Fule: Të jetë proces i negociueshëm

May 3, 2012 | 11:15

TIRANE- Perparim ne marreveshjen e nentorit mes forcave politike, plotesim i reformave ne kuader te Planit te Veprimit dhe zgjedhje e presidentit te ri ne frymen kushtetuese, si nje proces i negociueshem. Keto kane qene vetem disa nga sugjerimet e dhena nga Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian, Stefan Fule, gjate konferences se perbashket te mbajtur me kreun e qeverise, Sali Berisha, fill pas takimit mes tyre.

“Zgjedhja e Presidentit duhet të jetë një proces i negociueshëm. S’kam ardhur për dhënë këshilla, por për të parë përpara”- tha ai, pyetur per ceshtjen e presidentit.

Më tej, Fyle shtoi se, President i ri duhet të pasqyrojë qartë frymën e Kushtetutës, por edhe ai që do të jetë dikush që sicc thotë kushtetuta,  të përfaqësojë unitetin e popullit shqiptar.

“Jam shprehur saktë dhe qartë për ato që duhen bërë që marrëveshja e nëntorit të përfundohet për planin e veprimit dhe rezultatet që duhet të dalin prej këtij plani veprimi. Këto janë parakushtet dhe zbatimi i ligjeve që janë miratuar në mënyrë që KE t’i rekomandojë shteteve anëtare dhënien e statusit kandidat”- tha Fule.

Sipas tij, procesi i zgjerimit nuk është nje proces sa për të thënë qe u plotesua ky apo ai kriter. Ai është proces teknik edhe politik.

“Jo vetëm KE por edhe të tjerë do ndjekin atë që qeveria dhe opozita të kthehen në rrugën e tyre e ta kthejnë axhendën evropiane në axhendë kombëtare dhe do të jenë shtetet anëtare ato që kur të marrin rekomandimet do të marrin parasysh edhe një panoramë më të gjerë dhe në këtë është edhe zgjedhja e presidentit që d të jetë një faktor tepër i rëndësishëm”- theksoi me tej Fule.

Sipas komisionerit, rruga e Shqiperise eshte integrimi ne Bashkimin Evropian dhe per kete duhet bere perparim i metejshem dhe plotesim i te gjitha reformave.

Berisha

Kreu i qeverise shqiptare, Berisha ka deklaruar se me Fule u diskutua gjerësisht lidhur me çështjet e integrimit, ndërsa u shpreh Shqipëria i ka të gjitha kapacitetetet për të plotësuar 12 rekomandimet e BE, që i hapin rrugë statusit të vendit kandidat.

Kryeministrit theksoi se ka informuar zotin Fule se bashkëpunimi mes forcave politike po vijon, dhe se ata po i  permbahen marreveshjes se firmosur në nëntor.

Lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit, kryeministri u shpreh se do të ketë konsensus mes palëve. “Mendoj se askush nuk duhet të paragjykojë një proces të negociueshëm, por duhet të urojmë që të japë rezultatin më të mirë”- tha Berisha.

Takimet

Mengjesin e sotem ai është takuar me liderin e socialisteve, Edi Rama në selinë rozë, ndërsa në orën 09:30 nisi takimin me kryeministrin Sali Berisha, ne kryeministri.

Ne takimet e tij, Fule shoqerohet nga ambasadori i BE ne vendin tone, Etore Sekui.

Axhenda parashikon takime me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, Ministrin e Jashtëm dhe Zëvendës Kryeministrin Edmond Haxhinasto dhe Avokatin e Popullit, Igli Totozani.

Mesohet se Fule do të jete i pranishem ne Kuvend, duke iu drejtuar deputeteve me nje fjale te posacme, prej ku pritet e adresoje ceshtje te rendesishme per integrimin e vendit ne BE dhe reformat qe duhen plotesuar.

 

© Panorama.al

Te lidhura