Fule kërkon plan gjithëpërfshirës për veriun

Feb 5, 2012 | 10:13

Komisionari i Bashkimit Evropian për zgjerim, Stefan Fule, nga kërkuar që “Kosova ta ketë një plan për pjesën veriore të Kosovës”.

Në një kumtesë pas takimit të djeshëm me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, në Munih të Gjermanisë, Fule “ka theksuar nevojën për plan afatgjatë dhe gjithëpërfshirës për Kosovën veriore dhe KE-ja është e gatshme të ndihmoj në mënyrë teknike dhe financiare këtë përpjekje”, transmeton rel.

Ai më tutje e ka inkurajuar Kosovën që të jetë e përkushtuar për dialogun me Serbinë dhe të jetë konstruktive dhe fleksibile në kërkimin për zgjidhje kompromisi për çështje të rëndësishme, siç është bashkëpunimi rajonal.

Fule, nëpërmjet kumtesës së tij, ka theksuar se është tejet e rëndësishme që marrëveshjet e arritura me dialog, në tërësi të zbatohen dhe që t’i mbështesin të gjitha forcat politike në Kosovë.

Komisionari i BE-së për zgjerim, Stefan Fule, gjatë takimit me presidenten Jahjaga, ka përkujtuar se me vendimet e Këshillit të BE-së në muajin dhjetor, është paraparë forcim i theksuar i bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës, do fuqizoheshin më tutje “synimet evropiane” të Kosovës.

Në këtë kuadër ai ka theksuar se përgjegjësia për realizimin e perspektivës evropiane të Kosovës është para se gjithash “në anën e autoriteteve të Kosovës”.

© Panorama.al

Te lidhura