
Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropiaa, Stefan Fule thotë se Shqipëria mund të marrë statusin kandidat pasi të ketë dorëzuar listën me plotësimin e 12 prioriteteve. Deklarata e Fules është bërë në një intervistë për sajtin Euroactiv, ndërsa është pyetur lidhur me zhvillimin që mund të pritet në marrëdhënie me shtetet e Ballkanit?
“Shqipëria mori një listë prej 12 prioritetesh kyçe për të punuar vitin e kaluar. Këtë pranverë ne përcaktuam së bashku me qeverinë shqiptare, listën me masat specifike që janë të rëndësishme për t’u marrë. Pasi ata të jenë dorëzuar, Komisioni do të jetë në gjendje të rekomandojë dhënien e statusit kandidat për vendin”- shprehet Fule.
Më tej, ai shton se, hapi tjetër do të ishte përcaktimi i detyrave të mbetura, dhe rruga drejt hapjes së bisedimeve të pranimit do të bëhej konsiderueshëm më e shkurtër.
Fule ka folur per zgjerimin në intervistën me titull “Zgjerimi sjell “lajme të mira” në kohë krize” – “Füle: Enlargement brings ‘positive news’ in times of crisis.” Intervistën e plotë e lexoni në http://www.euractiv.com/enlargement/fuele-enlargement-brings-positiv-interview-514283
© Panorama.al











